Arrestimi i personave të perfshirë në sherr

Detaje të reja/ Sherri me thika në një lokal në Tropojë, nisi pas një debati, personat ishin nën efektin e alkolit! Autori ende në arrati

13 Korrik, 11:49| Përditesimi: 13 Korrik, 12:02

  • Share

Kanë dal detaje të reja nga sherri me thika në Tropojë, ku gjatë përplasjes mbeti viktimë një 24 vjeçar dhe 2 të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, përplasja mes 5 personave në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës është bërë pas konsumimit të alkolit, pasi mësohet se ata kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.

Burimet policore thanë se protagonistët kanë pirë alkool dhe më pas janë përfshirë në një konflikt banal, ku kanë përdorur shishe të thyera të pijeve alkolike të konsumuar dhe mjete të forta duke kthyer ndenjen në tragjedi që mori jetën e 24- vjeçarit, Adrian Pepkolaj.Sipas policisë mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive të paqarta.

Kujtojmë se një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes me thika e sende të forta të ndodhur pasditen e 11 korrikut në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.

Policia e Kukësit informoi se 24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në kërkim është shpallur autori Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj, Tropojë.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?