Sociale

VIDEO/ Tropoja titull ‘qytetar nderi’ Arbër Hajdarit për kontributin në bamirësi

28 Tetor 2023, 13:43| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 13:56

  • Share

Drejtuesi i Fondacionit bamirës “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” në Tropojë. 

Vlerësimi ju dha nga Kryebashkiaku Rexh Byberi, i cili tha se 29-vjeçari nuk është model vetëm në Tropojë, por në të gjitha trojet tona për ndihmën dhe mesazhet e shpresës që përcjell, tek njerëzit në nevojë

Falënderues për këtë titull, Hajdari tha se më shumë se çdo ndihme materiale, ajo që ka rëndësi është ndërtimi i frymës së solidaritetit në shoqëri.

Ai theksoi se do të jetë gjithmonë mbrapa atyre që kanë humbur shpresën për t’ju treguar se e pamundura bëhet e mundur. 

Gjatë ceremonisë në Tropojë u prit dhe valle e daulle. 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?