Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)

22 Nëntor, 14:35| Përditesimi: 22 Nëntor, 16:18

  • Share

Tirane- Një 43-vjeçar është vrarë në fshatin Dojan të Tropojës. Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur sot (22 nëntor), rreth orës 13:40, në një lokal të fshatit.

"Dyshohet se shtetasi  Flordian Mulaj, rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin  Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", informoi sot policia lokale.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, se të dy, si autori dhe viktima, kanë qënë në lokal të dehur. Mes tyre ka pasur një sherr, nga ku më pas Flordian Mulaj, ka qëlluar drejt Artur Dautit me pistoletë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Paraprakisht mësohet se autori me viktimën s'kanë pasur probleme të mëparshme mes tyre. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rilindja: 22/11/2024 14:44

    Serisht vrasje! Ne besoj kemi bilanc si i Ukrahines me humbje jete nga vrasjet e aksidentet! Nuk jeni kerkund me shtetin duke filluar me Ministrin Ervin Hoxha, e duke e mbyllur me kryeministrin! Dorhiquni sa jeni ne kohe se do behet kaos ky vend! Hapini rrugen popullit te jetejo se ndryshe do mbarojme si numer duke u vrare. Ju skeni lidhje me shtetin e me ligjet. Ju jeni vec kurvat sorosit e asgje me shume.

    Përgjigju
    • Andi: 22/11/2024 17:19

      Te vriten pijanecet e kafshet me njeri tjtrin dhe e ka fajen ministri????,kjo qeveri mund te japi per 100 arsye dorheqen por jo per pijanecet dhe vrasesit,ky popull kete Politik meriton se jemi kafshe nuk jemi njerez,duhet selben dezimiert me vdekje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?