Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Tropojë/ Arrestohet për kultivim kanabisi Ndriçim Xhepa, por nuk është aktori i njohur

16 Maj 2018, 13:06| Përditesimi: 16 Maj 2018, 13:15

  • Share

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar në Tropojë një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi dhe që ishte dënuar në mungesë me 2.4 vite burgim.

Interesant është fakti se personi i rënë në pranga ka të njëjtin emër me aktorin e mirënjohur shqiptar Ndriçim Xhepa.

Komunikata e policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndalohet 28-vjeçari, i dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konrektisht;

-Ndricim Xhepa, 28 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi;

Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin penal Nr. 41. datë 23.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, e cila e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?