Foto ilustruese

Tropojë/ Dëmtohet në kokë duke pastruar kanalin vullnetarisht, dërgohet drejt Traumës 56-vjeçari

31 Maj 2020, 13:38| Përditesimi: 31 Maj 2020, 13:40

  • Share

TROPOJË- Një 56-vjeçar është dëmtuar në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga shkëmbi duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë.

B.L. është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Tropojës, por është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

56-vjeçari ka qenë së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për kanalin vaditës. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Komento

Komente

  • Iris: 01/06/2020 02:13

    Keta jane heronjte e vertete te punes,qe nuk ngrene supet,qe nuk jane pesimiste,qe nuk presin te vije shteti ti nxjerre nga balta.Ju lutemi /SHQIPTARJA/beni me shume reportazhe per keta njerez te shkelqyer,sepse vetem per kriminelet degjojme rregullisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?