Reshjet e dëborës në Qafën e Markofçes, Tropojës

Kronikë

Tropojë/ Djali me prindërit të bllokuar nga bora prej të premtes, ekipet e ndihmës hasin vështirësi në hapjen e rrugës

4 Tetor, 12:07| Përditesimi: 4 Tetor, 12:16

  • Share

Djali me dy prindërit që kanë mbetur të bllokuar prej ditës së premte në Bjeshkët e Javorrit në Tropojë për shkak të reshjeve të dëborës, vijojnë të jenë ende aty.

Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të hapin rrugën për shkak të stuhisë së dëborës.

Grupet e punës kanë shkuar deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.

Gjithsesi, ekipet e emergjencave kanë mundur të komunikojnë me qytetarin Arbër Sokolaj i cili është i bllokuar së bashku me prindërit, dhe i konfirmoi se janë në gjendje të mirë dhe pa probleme shëndetësore.

Një ditë më parë, dy të moshuarit mbetën të bllokuar në Bjeshkët e Javorrit për shkak të dëborës. Në ndihmë të tyre u nis djali, por edhe ai u bllokua nga situata e krijuar.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?