TROPOJË- Zjarri në Pyllin e Gështenjave në Tropojë vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Mësohet se vatra është vënë në kontroll, ndërsa 20 punonjës pyjores dhe zjarrfikëses po punojnë për shuarjen totale të flakëve. Vetëm një ditë më parë, flakët ishin përhapur, ndërsa rrezikoheshin edhe banesa, por zjarri u arrit të vihet në kontroll pa sjell dëme.
Edhe në Parkun Kombëtar të Dragobisë vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, ndërsa për shuarjen e saj janë angazhuar 6 punonjës nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.
Gjatë natës është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin e Grisë të njësisë administrative Bujan.