Foto ilustruese

Kronikë

Tropojë/ Goditi me mjet prerës një 45- vjeçar, vetëdorëzohet në polici autori

12 Mars, 09:33| Përditesimi: 12 Mars, 09:44

  • Share

TROPOJË-Një 18- vjeçar është vetëdorëzuar në polici, pasi ka goditur me mjet prerës një 45- vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ku 18- vjeçari me inicialet F. S., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës 45 vjeçarin me inicialet A. M.

Sipas njoftimit të policisë i plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

‘Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?