TROPOJË - Një 34-vjeçare franceze është shpëtuar nga policia e Tropojës he Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor, pasi teksa eksploronte Majën e Jezercës, ka humbur rrugën gjatë natës.
Shpëtimi i turistes franceze u bë i mundur pas 5 orësh kërkime nga autoritetet. Fatmirësisht 34-vjeçarja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00, se një turiste franceze 34 vjeçe, kërkonte ndihmë sepse kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.
Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore”,-njofton policia.
C'jane keto mendjelehta qe kuturisin neper male vetem e aq me keq naten,sikur jane ne mes te bulevardeve ne Paris e jo ne safari ku mund te sulmohen nga ndonje ari,apo t'i shqyejne ndonje tufe me ujqer,per te mos folur per greminat,honet e gropat?!
Përgjigju