Tropojë- Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Tropojës.
Sipas njoftimit të policisë 39-vjeçari banues në Lekbibaj, është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Kukësit për dhunë në familje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
