Foto ilustruese

Kronikë

Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët

27 Nëntor 2024, 13:40| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 13:46

  • Share

Tropojë- Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon penalisht në gjendje të lirë 4 banorë të këtij fshati në Tropojë.

Operacioni është kryer nga inspektorët e IMT-së vendore, që konstatuan objektet në ndërtim që po kryheshin pa një dokument ligjor dhe njoftuan më tej uniformat blu.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me inspektorët e IMT-së, kanë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje”, theksohet në njoftimin zyrtar. 

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. S., B. S., A. S. dhe V. S., të gjithë banues në fshatin Valbonë.

Dosja në ngarkim të tyre i kaloi prokurorisë vendore, për zbardhjen e plotë të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?