TROPOJË - Një vilë 2-katëshe me gurë në panoramën e mrekullueshme të bjeshkëve të Tropojës, ishte ngritur totalisht pa leje në zonë të mbrojtur, nga 62-vjeçari Enver Boshnjaku, dikur polic. Objekti dykatësh me mur guri ishte ndërtuar te Quka e Ibrahim Osës’’, në Bjeshkët e Pojanit. Kur autoritetet e zbuluan, vunë në pranga për ndërtim të paligjshëm, Enver Boshnjakun banues në qytetin e Durrësit, me origjinë nga Tropoja.
Agjencia e Mbrojtjes Policore dyshon se polici i zonës që ka pasur detyrë të monitorojë territorin që mbulon, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin pa leje në zonë të mbrojtur. Kështu, referoi për hetim në Prokurorinë e Kukësit nën specialistin për policimin në komunitet në komisariatin e Tropojës Meritan Mulaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Hetim AMP kërkoi edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.
Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura", njoftoi Policia.
Emver Boshnjaku, i cili u arrestua për ndërtim të paligjshëm, ka qenë polic në Durrës, të paktën rreth 10 vite më parë. Emri i tij del në një histori të Altin Hajrit, sot i shumëkërkuar i drejtësisë.
Në vitin 2010 Altin Hajri u përfshi në një konflikt të dhunshëm me një grup djemsh në një lokal në Durrës, pasi kishte konsumuar alkool nën shoqërinë e dy vajzave dhe një mikut të tij. Për të neutralizuar konfliktin u kërkua edhe ndihma e grupit të gatshëm, pjesë e të cilit ishte edhe agjenti i krimeve Enver Boshnjaku. I dëmtuar nga sherri, Altin Hajri, kundërshtoi policët që ndodheshin në vendin e konfliktit, përfshirë Boshnjakun, duke i fyer, me refuzimin për të shkuar në komisariat.
Sipas raportimeve të kohës ish-polici sot në pranga, bashkë me një punonjës tjetër, kanë mundur të fusin Altin Hajri në furgonin e policies ku gjithashtu ka vijuar të ofendojë uniformat blu, dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.
Qeveria ka nisur në të gjithë vendin një aksion për lirimin e hapësirave publike, që ka prekur shumë ndërtime pa leje deri tek ish-zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-kreut të IMT-së në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi një resort 5.600 m2 pa leje.
Ndërtimi i paligjshëm në Bjeshkët e Pojanit, Tropojë
Komente

Ne malet e Shqiperise po vriten cdo dite per parcelat e kanabisit e askush nuk arrestohet e ndersa per nje ndertim arrestojne gjithe fisin dhe me e bukura eshte qe e arreston AMP pa pasur asnje lloj lidhjet me funksionin dhe punen e saj..
PërgjigjuEdhe ne kohe ish jugosllavize , ndertesat shqiptareve jua kan pas prish , 5 here I prishnin , 5 here shqiptaret atje i ndriqnin! Qudi i madhe si erdhi jeta me jetu si i huaj ne vend tendin! Duhet behet ligji per drejten e armeve sikur ne Amerike ! Popull pa arme me leje eshte popull sllav
Përgjigju