I riu në Komisariat

Kronikë

Tropojë/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, pranga 29-vjeçarit (EMRI)

1 Gusht, 11:24| Përditesimi: 1 Gusht, 14:40

  • Share

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj.

Gjelosh Pervataj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

I riu i kishte kultivuar 104 rrënjë bimë narkotike në vitin 2022, në fshatin Mserr.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas punë të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj, kapën shtetasin:         

Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shtetasi Gj. P. dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?