Kronikë

Tropojë/ Nëna e 3 fëmijëve e zhdukur prej 1 jave, hetohet edhe krimi në familje! Kërkime deri në Kosovë! Report Tv shkon në shtëpinë e saj por s'gjen asnjë familjar

28 Korrik, 10:51| Përditesimi: 28 Korrik, 17:45

  • Share

Kukës- Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës.

Policia po heton prej të paktën tre ditësh kur u bë edhe denoncimi, me dy pista kryesore, largimin e saj për shkak të dhunës në familje dhe një vrasje të mundshme nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Report Tv ka shkuar pranë banesës së 48-vjeçare, disa kilometra larg qendrës administrative të Bujanit, por në shtëpi nuk kishte asnjë familjar.

Gruaja, e martuar në Bujan, por me familjen e origjinës në fshatin fqinj Dojan të Njësisë Administrative Bujan, u raportua e larguar nga banesa familjare dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e vrasjes nga bashkëshorti.

Për gjetjen e 48-vjeçares, Policia e Tropojes është duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e tyre në Kosovë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë drejtuar drejt Gjakovës. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje.

Ora 16:35
Tropojë/ 48-vjeçarja e zhdukur prej 22 korrikut, Report Tv shkon në shtëpinë e saj por nuk gjen asnjë familjar

 

Report Tv ka shkuar pranë banesës së 48-vjeçare, e cila rezulton e zhdukur prej 22 korrikut,, disa kilometra larg qendrës administrative të Bujanit, por në shtëpi nuk kishte asnjë familjar.

Ajo ishte e martuar në Bujan, ndërsa familjen e origjinës e ka në fshatin Mejdan, e shpërngulur në Tiranë, sipas banorëve të zonës të cilët nuk donin të dilnin para kamerës.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja është larguar për shkak të dhunës nga bashkëshorti, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes.

E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur: dy djemve, njëri në Angli dhe tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që jeton në Tiranë. Kërkimet për gjetjen e saj vazhdojnë pa ndërprerje.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?