Foto ilustruese

Kronikë

Tropojë/ Kushëriri plagos me qytën e pistoletës 29-vjeçari! Dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë! Arrestohet autori

25 Maj 2020, 21:33| Përditesimi: 25 Maj 2020, 22:17

  • Share

TROPOJË- Një 29-vjeçar është plagosur rëndë në Lekbibaj të Tropojës dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 29-vjeçari M. P., është goditur me qytën e pistoletës nga kushëriri i tij V. P., për motive ende të paqarta.

29-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, pak minuta pas kësaj ngjarje është arrestuar edhe autori V. P.,25 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë
Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes. Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.
 
Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 26/05/2020 03:30

    Bajga fshatare

    Përgjigju
  • Cudi ku I gjejne. Armet. !: 25/05/2020 21:51

    Pse sk mbajtur asnje. Pergjegjesi nga 97 ,per hapjen e Depove ! Varrezat plote e per plote,,ne cdo Qytet..dhe askush nga keta pjestare te Familieve te Viktima ,,nuk u cuhan njehere te protestojne per te ndakuar keto vrasje ,,qe e kane zanafillen gati 23. Vjete. ! Por Protestojne per Teatrin..plake te vjetersuar dhe te hamortizuar ,,dhe jo per ndaljen e vrasjeve !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?