Foto ilustruese

Tropojë, punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

4 Gusht, 12:17| Përditesimi: 4 Gusht, 13:57

  • Share

Tropojë-Një drejtues teknik është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

40 vjeçari me inicialet M. Ç., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të shtunën e 3 gushtit, 43- vjeçari Adriatik Sinani nga fshati Gri është rrëzuar nga kati i pestë dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?