TROPOJË - Një 18-vjeçar është goditur me thikë një ditë më parë në Bajram Curri.
Adoleshenti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, disa orë pas kësaj ngjarje, policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, një 25-vjeçar me iniciale S.D.
Ky i fundit akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndërkohë, 18-vjeçari me iniciale D.H. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket motiveve, policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale.
Njoftimi i Policisë së Tropojës:
Kapet dhe vihet në pranga 25- vjeçari që dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ditën e djeshme në Bajram Curri.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Bajram Curri, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. H., specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan autorin e dyshuar shtetasin S. D., 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet ka rezultuar se në orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi S. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente

Komb i mbaruar pa pike llogjike , te rinjte nuk shkojne te argetohen por e kane mendjen te vrasjet dhe sherret
Përgjigju