TROPOJË - Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nga ana e punonjësit të policisë përveç tronditjes së madhe publike ka ngjallur indinjatë edhe tek të rinjtë e Forumit Demokratik të Tropojës.
Ata janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të të riut dhe në selinë e degës kanë kryer homazhe dhe ndezur qiri.
Me anë të këtij veprimi,të rinjtë demokrat kanë kërkuar drejtësi për Klodjanin dhe nuk kanë pyetur as për rregulla anti-covid për grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambientet e mbyllura.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Tropojë, Isuf Çelaj.
Mos na hapni barkun me to ,e leni te sillen ,se sju dhemb shpirti atyre per Klodianin ,por per naj 10mije lekeshe qe i pagujne.
Përgjigju