Tropojë, thyen masën e sigurisë 'arrest shtëpie' e shkon në lokal, policia i gjen dhe 1 kg kanabis në banesë

2 Shtator, 10:34| Përditesimi: 2 Shtator, 10:53

  • Share

Tropojë-Një 37 vjeçar nga fshati Peraj, Tropojë është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet A. P uniformat blu gjetën 940 gramë kanabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua 'Peraj'.

Njoftimi i policisë:

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?