Kronikë

Tropojë/ Tragjedi në Valbonë, turisti humb jetën pasi rrëshqet nga një lartësi në mal (VIDEO)

16 Shtator, 19:36| Përditesimi: 17 Shtator, 07:33

  • Share

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në zonën malore të Valbonës, ku një turist ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në një nga majat e malit. 

Sipas burimeve paraprake, turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë dhe strukturat përkatëse të shpëtimit malor janë nisur drejt vendngjarjes. 

Aktualisht, ekipet ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën për të realizuar rekuperimin e trupit në kushte mjaft të vështira për shkak të terrenit të thyer.

K.M/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?