Thikat e sekuestruara

Tropojë/ Ushtroi dhunë ndaj familjes dhe kanosi me thikë nënën, arrestohet 19-vjeçari

5 Qershor, 12:57| Përditesimi: 5 Qershor, 12:58

  • Share

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj familjes dhe kanosi me thikë nënën e tij, në fshatin Shoshan të Tropojës.

Gjatë një kontrolli fizik uniformat blu kanë sekuestruar 2 thika dhe një celular që djali ia kishte vjedhur njërit prej familjarëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan. 

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve", informoi sot policia e Tropojës.    

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?