Kronikë

Truall, apartamente e lokal, prokuroria i sekuestron pasurinë me vlerë disa miliona euro trafikantit të dënuar me 8 vite burg në Itali

11 Nëntor 2021, 10:12| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:37

  • Share

Prokuroria i ka sekuestruar pasuri me vlerë në disa miliona euro Dritan Betit, i dënuar në Itali me 8 vite burg për trafik droge.

Beti u arrestua në Shqipëri më 11 tetor, ndërsa bëhet e me dije se është sekuestruar edhe pasuria e personave të lidhur me të. 

Janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën 'Mihal Grameno' në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metër katror në rrugën 'Mihal Grameno', një me sipërfaqe 93.70 metër katror që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katror në rrugën 'Vllazërit Huta' në Tiranë, një palestër në rrugën 'Jahja Ballhysa' dhe një bar-kafe në rrugën 'Qemal Stafa' në Tiranë.

.Dritan Beti, është dënuar nga Gjykata e Anconës në Itali me 8 vite burg, ndërsa Prokuroria vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 11/11/2021 12:13

    Pak I kane marre pse si marin dhe ato te tjerat qe fshehur ne emra te te tjereve apo nuk i gjen dot shteti i leshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?