Donald Trump kërkon të ruajë rolin tradicional të një gjenerali amerikan në krye të forave të NATO-s, të paktën tani për tani.
Reuters, citon disa burime konfidenciale në SHBA dhe në NATO, për këtë edhe pse Uashingtoni prej vitesh tashmë i shtyn aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre. Vetë Trump ia ka komunikuar vendimin privatisht Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, tha një zyrtar perëndimor.
Vendimi do të lehtësojë aleatët evropianë të NATO-s dhe madje edhe disa nga kolegët republikanë të Trump, mes shqetësimeve se bisedat e ashpra të Uashingtonit për Evropën dhe skepticizmi për luftën në Ukrainë, mund të sinjalizojnë një pakësim të shpejtë të udhëheqjes ushtarake të Amerikës.
Megjithatë, zyrtarët që konfirmojnë këtë lajm, thonë se paralajmërimet e SHBA-së se administrata e Trump duhet të zhvendosë fokusin e saj në Azi dhe sigurinë e vendit janë të sinqerta.
Ndërsa nuk është marrë asnjë vendim, administrata e Trump ka diskutuar reduktimet e mundshme të trupave në Evropë, ku aktualisht janë të vendosura rreth 80,000 njerëz, personel amerikan. Pozicioni i SACEUR, gjeneralit suprem që mbikëqyr të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, është plotësuar nga një gjeneral amerikan që nga krijimi i aleancës pas Luftës së Dytë Botërore. Gjenerali i ushtrisë amerikane Dëight Eisenhoëer u bë drejtuesi suprem I këtyre forcave të aleancës në 1951.
Komente
