Donald Trump dhe Justin Trudeau

Bota

Trudeau i kërkon Trump të revokojë tarifat e larta doganore ndaj mallrave kanadezë, presidenti amerikan: Po e përdor këtë çështje për të qëndruar në pushtet

5 Mars, 20:11| Përditesimi: 5 Mars, 20:21

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me fokus tarifat doganore 25%, të vendosura nga SHBA ndaj Kanadasë. 

“Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të pyetur se çfarë mund të bëhet në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga fentanili që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai e ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: Jo mjaftueshëm”,- shkroi republikani 78-vjeçar në "Truth Social".

“Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur do zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz, si dhe çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Suksese Justin!”,- përfundoi presidenti.

Në një postim tjetër tre minuta më vonë, ai akuzoi “Guvernatorin Justin Trudeau të Kanadasë” për zbatimin e “Politikave të dobëta kufitare, të cilat lejuan sasi të jashtëzakonshme të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm, të futeshin në Shtetet e Bashkuara”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?