Politikë

Truk tjetër i Berishës? LaCivita uron për ditëlindje Susie Wiles, shefen e kabinetit të Trump, një javë para kohe! Për të treguar që kanë mbështetje apo... Çfarë thotë Evi Kokalari (VIDEO)

9 Maj, 23:09| Përditesimi: 9 Maj, 23:19

  • Share

Një detaj i pazakontë ra në sy gjatë mitingut përmbyllës mbrëmjen e djeshme në Shkodër të PD-ADSHM.

Teksa mori fjalën e tij në podiumin e tubimit, i sapombërritur nga SHBA-të, konsulenti elektoral i Sali Berishës, amerikani Chris LaCivita, bëri edhe një urim special drejtuar “mikeshës së tij Suzi”.

Pak kush kuptoi atë që po thoshte “i punësuari” amerikan i PD-së, teksa u duk më shumë si “qokë” apo një “mesazh i koduar”.

Dhe në fakt urimi i LaCivita i drejtohej bashkëpunëtores së tij në fushatën e presidentit Donald Trump, aktualisht shefja e kabinetit të këtij të fundit, Susie Wiles.

“Para se të vija këtu, disa miq të mi të mirë në Uashington po festonin një ditëlindje sot. Emri i saj është Suzi, mikesha ime shumë e shtrenjtë ka ditëlindjen dhe i jap përshendetjet dhe urimet e mia më të mira nga Shqipëria, gëzuar ditëlindjen Suzi”, u shpreh konsulenti në fjalën e tij në Shkodër.

Por duket se ky ka qenë një truk. Pasi Susie Wiles nuk e kishte ditëlindjen më 8 maj kur u bë urimi (dje), por e ka më 14 maj.

Po përse LaCivita zgjodhi ta uronte “para kohe”?

Duket se Sali Berisha dhe Chris LaCivita, kanë bërë një tjetër truk, si ai me gazetarin amerikan mark Caputo, që tha se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, pasi kishte pyetur në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Dhe kështu ata kanë uruar për ditëlindje shefen e kabinetit të Donald Trump, edhe pse ajo e ka ditëlindjen në 14 maj.

Por me idenë se asnjeri nuk e di ditëlindjen e saj, e kanë uruar paradhënie, për të manipuluar turmat, me idenë që këta kanë mbështetjen e Trump.

Pikërisht këtij detaji iu referua edhe aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, me anë të një postimi të saj në rrjetin social:

“Pse i uruan ditëlindjen Chris LaCivita, por dhe Berisha, Susie Wiles-it nga podiumi i fushatës kur ditëlindja e Susit është në 14 Maj, dhe jo në 8 Maj? Kaq të dëshpëruar të jenë apo dhe kjo si deklarata e DASH-it, sa për të mashtruar opinionin publik? LaCivita pati pafytyrësinë t’i dërgojë urime ditëlindjeje Susie Wiles nga fushata, pra po përdor emrin e Susie që të thotë që kemi mbështetjen e presidentit Trump - që NUK është e vërtetë. Ndërkohë, të gjithë thonë që Susie Wiles është dhe arsyeja pse presidenti Trump nuk e mori në kabinet Chris Lacivitën, keshtu që ky i fundit është katandisur në Shqipëri për të bërë pak para”, shkruan Evi Kokalari.

Postimi i Evi Kokalarit

Chris LaCivita duke uruar dje nga Shkodra mikeshën e tij Susie Wiles për ditëlindjen

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?