Foto ilustruese

Lifestyle

Truku i famshëm...Si ta mbështillni dhuratën kur nuk keni mjaft letër zbukuruese (VIDEO)

31 Dhjetor 2019, 12:00| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 18:52

  • Share

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të filloni ta mbështillni dhuratën, por kuptoni që nuk kemi mjaft letër?

Që tani nuk duhet të mërziteni, sepse ekziston një truk mahnitës, i cili do t’ju kursejë nervat, por edhe paratë.

Në Twitter është shfaqur një video në të cilin një përdoruese kreative e internetit ka treguar trukun për paketimin e dhuratave, i cili do t’ju ndihmojë në këto raste.

Videoja, e cila është shikuar më shumë se 7.2 milionë herë, zgjat më pak se një minutë dhe tregon veprimet e domosdoshme për paketimin e dhuratës.

Përdoruesja kreative e internetit, më parë ka vendosur dhuratën në mesin e letrës, pastaj ka filluar ta mbështjellë në këndet e letrës.

Këndet e lakuara i ka bashkuar në qendër, derisa ka formuar katrorin dhe pastaj në fundin e skajeve ka ngjitur shiritin ngjitës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?