Donald Trump

Trump : Administrata ime kundër izolimit, por jo e ardhshmja/ Presidenti Trump shfaq shenjat e para të pranimit të humbjes

14 Nëntor 2020, 11:06| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 11:09

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump në shfaqjen e tij të parë publike që nga momenti kur Joe Biden është deklaruar fitues i zgjedhjeve të shtunën e kaluar ka zgjedhur të përqendrohet në krizën e shkaktuar nga Covid-19 dhe mënyrën e menaxhimit të saj. Në fjalën e tij siguroi amerikanët se kurrë ai dhe administrata e tij nuk do të vendosin vendin në izolim të plotë, por kjo nuk do të thotë se administrata e re e cila do të vijë në Janar mund ta bëjë një gjë të tillë. Në deklaratën e tij në në Shtëpinë e Bardhë Rose Garden, Trump gjithashtu duket se pranon për herë të parë mundësinë e një administrate të ardhshme të Biden, megjithëse ai ndaloi së përmendi garën dhe rivalin e tij Demokrat me emër.

"Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë. Por unë mund t'ju them, kjo administratë nuk do të vendosë një izolim”, tha Trump.

Në fjalën e tij Trump përshëndeti progresin drejt një vaksine efikase kundër koronavirusit, duke e quajtur zbulimin e saj si mobilizimin më të madh në historinë amerikane të prodhimit të vaksinave, duke vënë në dukje se zakonisht duhen mbi tetë vjet për të prodhuar një vaksinë efikase. Presidenti Trump ka njoftuar se vaksinat ndaj koronavirusit do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill të 2021-ës për tu shpërndarë të gjithëve.

Ndryshe nga Trump i cili nuk pranon ta shoh situatën si shumë alarmante, Biden  në një deklaratë të premten u shpreh se situata në vend është tejet “alarmante”.

“Vendi ynë po përjeton rritje të infeksioneve të raportuara, shtrime në spitale dhe viktima në të gjithë vendin, duke mos kursyer praktikisht askënd”, tha ai.

Edhe pse i shihte si pozitive ndryshimet e fundit, ai u shpreh i bindur se një vaksine e sigurt dhe efektive për COVID-19 do të dojë disa muaj para se të ketë vaksinim masiv të njerëzve.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 243,000 amerikanë. Rastet janë rritur kohët e fundit në të gjithë vendin me gjithsej 100’000 raste të reja ditore të konfirmuara përgjatë pjesës më të madhe të javës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?