Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Lindor

Trump apo Harris? Putin zbulon se kush do të donte të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA

5 Shtator, 11:30| Përditesimi: 5 Shtator, 11:39

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar se kush dëshiron të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor.

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Lindor, Putin tha se demokratja Kamala Harris ishte zgjedhja e preferuar e Rusisë.

Ndërsa më tej u shpreh se e qeshura e saj është “aq infektive“.

Përgjigja e tij mund të jetë një surprizë për njerëzit pasi në fillimi të këtij viti, kur Biden ishte ende kandidati demokrat, Putin tha se e preferonte Trump, sepse Biden ishte një politikan më i parashikueshëm i “shkollës së vjetër”.

Por mesa duket mbështetja e tij për Trump ka ndryshuar.

"Ndërsa Biden rekomandoi mbështetje për Harris, Rusia do të bëjë të njëjtën gjë", tha Putin.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi administrata Biden akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse dhe lëshoi ​​sanksione të reja në një luftë kundër asaj që shihet si përpjekje ruse për të përhapur dezinformata përpara zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e tij, Putin kritikoi gjithashtu arrestimin nga Franca të themeluesit të Telegram, Pavel Durov.

Presidenti rus tha se nuk e kupton pse Franca ka ndërmarrë veprime ligjore kundër shefit të mediave sociale me origjinë ruse dhe tha se lëvizjet franceze kishin një “karakter selektiv”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?