Presidenti Donald Trump ka rënë pre e një gafe të madhe teksa deklaronte kënaqësinë e tij për fundin e luftës mes Azerbajxhanit dhe... Shqipërisë!
Kjo ndodhi teksa ai ‘u mburr’ me përfundimin e armiqësive midis dy vendeve, por në vend të shprehej Armenisë, shqiptoi Albania. Kjo ndodhi të martën (19 gusht) dhe ka habitur jo pak analistë dhe media, kur kuptuan se Shqipëria ndodhet me mijëra kilometra nga Azerbajxhani.
“Shumë gjëra të mahnitshme, të mrekullueshme. E patë Aberbaijanin. Ishte një ngjarje e madhe që kishte ndodhur për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë (në vend të Armenisë). Mendoni për këtë. Dua të them, ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, dhe i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, "Pse po ziheni ju djema?" Pastaj thashë, "Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të ziheni. Është çmenduri", tha Trump, teksa dëgjohet edhe në audion e publikuar nga media.
Më parë këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai i priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit. Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen armene. Azerbajxhani rifiton kontrollin e territorit në vitin 2023.
Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij pa kontekst se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.
“Kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një për të cilën askush nuk e di”, tha Trump në mënyrë misterioze. “Por kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe ne bëmë atë të Iranit – zhduka aftësinë e tyre bërthamore, të cilën do ta kishin përdorur kundër Izraelit në dy sekonda nëse do të kishin pasur mundësi. Por ne e zhdukëm atë”, do të shprehej ai, teksa bëri edhe gafën diplomatike.
Komente

po po, dhe para ditesh "i dergoi" nje leter presidentit tone...sigurisht kjo leter formale eshte derguar nga nje sekretare e nivelit te 12 te shtepise bardhe, patjeter qe ai nuk e ka idene se ku ndodhet shqiperia, lere pastaj partneritetin e fuqishem,
Përgjigju