Presidenti turk Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, Erdogan i tha homologut të tij amerikan se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në Gaza, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme.
Në një deklaratë, Presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Gaza, tha presidenca, duke shtuar se Erdogan i tha Trump se Turqia po punonte shumë për të arritur paqen rajonale dhe mirëpriti iniciativat që synojnë këtë qëllim.
“Erdogan theksoi se Turqia kishte rritur kontaktet e saj diplomatike për paqen, se do të vazhdonte të mbështeste vizionin e (Trump) për paqen globale dhe se ndërprerja e sulmeve të Izraelit është e rëndësishme për suksesin e iniciativave që synojnë arritjen e paqes në rajon”, tha Presidenca turke.
Erdogan dhe Trump u takuan në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, një takim që udhëheqësi turk tha se i ndihmoi aleatët e NATO-s të bënin " përparim domethënës " në një sërë çështjesh.
Lajmi kryesor:
Hamas: Po planit të Trump, i dorëzojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten negociata të mëtejshme
S.B/ReportTv.al