Trump: Covid nuk infekton ata nën 18 vjeç! Kryeimunologu Fauçi: Pa koronavirusin, në SHBA do kishte 200 mijë vdekje më pak

22 Shtator 2020, 18:00| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 18:02

  • Share

Nga Shtetet e Bashkuara, që mbetet vendi më i prekur nga Covid me gati shtatë milion raste, Presidenti Donald Trump përsëri deklaroi se koronavirusi  në fakt prek vetëm njerëzit që kanë "probleme të tjera". Megjithatë, kryeimunologu Anthony Fauci u shpreh se pa Covid në SHBA do të kishte 200 mijë vdekje më pak.

Trump, "Virusi nuk prek vetëm ata nën 18 vjeç"

Koronavirusi "praktikisht nuk prek askënd" nën moshën 18 vjeç dhe paraqet rrezik vetëm për "njerëzit e moshuar me probleme të zemrës dhe probleme të tjera para-ekzistuese", tha Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë një ngjarje elektorale në Sëanton, Ohio, ku pothuajse askush nuk mbante maskë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Trump pastaj argumentoi se Shtetet e Bashkuara, ku rreth 200,000 njerëz kanë humbur jetën nga komplikimet në lidhje me Covid, janë "ndër vendet në botë që kanë shkallën më të ulët të vdekshmërisë në botë" për koronavirusin.

Fauci: Pa Covid në SHBA 200 mijë vdekje më pak

Afërsisht 200,000 njerëz që 'janë vrarë' deri më tani nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Ata "ndoshta nuk do të kishin vdekur" nëse nuk do të kishin marrë virusin - Kështu tha dje në mbrëmje imunologu amerikan Anthony Fauci, kreu i task forcës amerikane të koronavirusit.

Imunologu gjithashtu u shpreh se ishte "i shqetësuar" sepse një numër në rritje i të rinjve po sëmuren me Covid dhe simptomat e sëmundjes mbeten ende gjatë tek njerëzit e shëruar. Përveç kësaj, theksoi ai, ata që shërohen shfaqin inflamacione të zemrës dhe kjo do të thotë se është ende e paqartë se cili është ndikimi i plotë i virusit në shëndetin e pacientëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?