Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dekoruar me medalje të dërguarin e tij për marrëveshjen Kosovë-Serbi Richard Grenell me medaljen e Sigurisë Kombëtare.
Njoftimin e ka bërë me dije ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin e tij socila Instagram ku edhe postuar fjalët e presidentit Trump në momentin e vendimit të tij.
“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.
Grenell kur është emëruar si I dërguar I posaçëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, po shërbente si ambasador I SHBA-së në Gjermani.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator dy dokumente për rregullim e raporteve ekonomike, në prani të Presidentit Donald Trump.