Bota

Trump dëshiron të presë samitin e G20 të vitit 2026 në klubin e tij të golfit në Miami

1 Gusht, 21:47| Përditesimi: 1 Gusht, 21:50

  • Share

Sipas Bloomberg dhe CNN, Donald Trump po diskuton planet për të pritur samitin e G20 të vitit 2026, i cili do të mbahet nën presidencën amerikane, në klubin e tij të golfit Doral, në zonën e Miamit. Ideja është në diskutim prej javësh, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, rrjeti kishte vënë re një bashkëpunëtor me një tabelë ku shkruhej “G20 Miami 2026” brenda ndërtesës Eisenhower Executive Office, në muajin qershor.

Precedenti i vitit 2020

Trump kishte planifikuar të priste samitin e G7 në të njëjtin resort gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2020, por në fund ndryshoi mendje pas valës së indinjatës për vendimin për të përdorur një pronë të tijën, gjë që kishte ngritur shqetësime për konflikte të mundshme interesi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?