Donald Trump dhe Mike Pence

Trump dhe Pence takohen për herë të parë pas protestave të dhunshme

12 Janar 2021, 09:20| Përditesimi: 12 Janar 2021, 09:24

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe zëvendës presidenti Mike Pence u takuan të hënën në mbrëmje për herë të parë, pas protestave të dhunshme të mërkurës së kaluar.

Dhuna e 6 janarit ka ndodhu në kohën ku Mike Pence po drejtonte seancën e certifikimit të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, në Kongresin amerikan.

Lajmi u dha për mediat nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili theksoi se Pence  nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet kërkesës së demokratëve për aktivizimin e Amendamentit 25 të Kushtetutës, i cili do ta shpallte Trumpin të paaftë për kryerjen e detyrave presidenciale.

Trump dhe Pence “përsëritën se ata që thyen ligjin dhe sulmuan Kongresin javën e kaluar, nuk përfaqësojnë lëvizjen ‘Amerika e para’, të mbështetur nga 75 milionë amerikanë”, tha zyrtari.

Dyshja “u zotua se do ta vazhdojë punën në emër të vendit, për pjesën e mbetur të mandatit”, shtoi zyrtari.

Pence raportohet se ka qenë i zemëruar me Trumpin, i cili i ka nxitur mbështetësit që të marshojnë drejt Kongresit, me pretendime të pabazuara për mashtrime në zgjedhje, në anën tjetër edhe Trump ka qenë i acaruar me Pence, duke thënë se ai nuk ka pasur guxim të kthejë mbrapsht rezultatin e zgjedhjeve.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë prezantuar një rezolutë për gjykimin e Trumpit, nëse Pence dhe kabineti nuk e heqin atë nga detyra ose nuk e shtyjnë të japë dorëheqje, të mërkurën ata kanë paralajmëruar se do ta votojnë kërkesën për shkarkim të Trump në Dhomën e përfaqësuesve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?