Donald Trump dhe zv/Presidenti JD Vance

Bota

Trump dhe Vance optimistë për paqen në Gaza: Mundësi reale për diçka të veçantë në Lindjen e Mesme

28 Shtator, 16:39| Përditesimi: 28 Shtator, 16:47

  • Share

Përpjekja e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza është kthyer në një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme të administratës së tij, veçanërisht në prag të vizitës që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë nesër në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump ka reaguar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, duke deklaruar se ekziston “një mundësi reale për madhështi në Lindjen e Mesme”.

Administrata amerikane është në fazën përfundimtare të një plani paqeje me 21 pika për Gazën, i cili do të përfshijë edhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Të gjithë janë në një linjë për diçka të veçantë, për herë të parë në histori. Do ta arrijmë”, shkroi Trump.

Zëvendëspresidenti JD Vance ndau të njëjtin optimizëm në një intervistë për “Fox Neës Sunday”, ku u shpreh: “Jam shumë shpresëplotë. Presidenti na ka sjellë në një pikë ku jemi thuajse në vijën e fundit, dhe të gjithë shpresojmë që ta çojmë deri në fund dhe të arrijmë diçka madhore për paqen në rajon.”

Vance shtoi se nuk ka qenë kaq optimist “në asnjë moment gjatë muajve të fundit”, megjithëse paralajmëroi se negociatat mund të dështojnë në minutën e fundit, siç ka ndodhur edhe më parë për shkak të mospajtimeve me Hamasin.

PLANI I SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur një plan prej 21 pikash për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili përfshin krijimin e një rruge drejt një shteti palestinez. Dokumenti, i ndarë me disa vende arabe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përmban klauzola që variojnë nga lirimi i pengjeve deri te largimi i Hamasit nga pushteti.

Plani parashikon që Gaza të bëhet një zonë e deradikalizuar dhe pa terrorizëm. Nëse të dyja palët e pranojnë armëpushimin, lufta do të ndalet menjëherë dhe forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga enklava. Brenda 48 orëve nga pranimi i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet, të gjallë e të vdekur, do të kthehen. 

Më pas, Izraeli do të lirojë qindra palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe mbi 1,000 banorë të Gazës të arrestuar që nga fillimi i luftës. Anëtarët e Hamasit që angazhohen për paqe do të amnistohen, ndërsa të tjerë që dëshirojnë të largohen do të kenë mundësi të kalojnë të sigurt drejt vendeve pritëse.

Plani parashikon që Gaza të qeveriset nga një qeveri e përkohshme teknokratësh palestinezë, pa përfshirjen e Hamasit. Qeverisja do të mbikëqyret nga një organ i ri ndërkombëtar, i krijuar nga SHBA në bashkëpunim me partnerë arabë dhe evropianë. Banorët nuk do të detyrohen të largohen, por ata që zgjedhin të largohen do t’u garantohet kthimi. Banorët do të inkurajohen të qëndrojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 28/09/2025 16:49

    Tradhtare te femijve dhe grave te pa fajshem ju finconi per vrasjen e tyre per interesin e juaj dhe sot dilni me nji deklarate se keni gjetur nji rugedalje per Gazen ,por lufta vazhdon derisa te zhduket edhe banori i fundit dhe vjen Bleri dhe dota shesi miljadereve dhe kjo eshte cka mendoni ju Turp qe ti kerkon cmimin per paqe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?