TIRANË - Sadri Kortoçi, aktivisti shqiptar në SHBA foli në Report Tv lidhur me politikat e Trump për largimin nga vendi të emigrantëve të paligjshëm, mes të cilëve janë dhe 1800 shqiptarë. Për Nertil Agalliun, në ‘Sot Live në Shqipëri’, Kortoçi thekson se situata në gjithë shtetet amerikane ka qenë e pakëndshme për shkak edhe të nivelit të krimit në rritje.
'Shifra mundet me qenë e saktë, mund të ndryshoj gjatë kohës. Edhe Trump nuk e ka të mundur të interpretojë, kushton shumë. Duket se një pjesë e listës janë shqiptarë që kanë një farë mënyre, shkel ligjin amerikan. Kjo është përparësia që Trump e ka vendosur me dorë të hekurt, që këta njerëz që kanë bërë krime do jenë të parët që do largohen. Situata në gjithë shtetet e Amerikës ka qenë jo e këndshme sa i përket krimit, vendeve të punës, fuqisë punëtore. Kjo ka qenë arsyeja që Trump do me lëviz këtë pjesë që kanë ardhur këto 4 vitet e fundit. Biden në ditën e parë, ka ndryshuar ligjin për kufirin. Ka qenë komplet i hapur.'
Dëbimi i emigrantëve ka qenë një ndër politikat e Trump që në fushatën elektorale, gjë e cila është mbështetur edhe prej popullit amerikano latin në SHBA.
'Amerikanët, një prej këtyre pikave që Trump ka goditur në fushatë ka qenë dëbimi i emigrantëve, latinëve nga Amerika Latine në kufij me Meksikën. Kjo ka qenë një prej pikave që Trump ka theksuar me çdo kusht. Edhe populli nga Meksikë apo Amerikë e jugut, edhe vetë që kanë vite këtu, e kanë përkrahur. Është njësoj sikur lë hapur derën e shtëpisë dhe kthehesh pas një muaji. Komplet shtetet amerikan kishin influencë nga ardhja e padëshirueshme e njerëzve. Jo të gjithë kanë qenë kriminel.'
Sa i përket votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit, sipas Kortoçit ligji është i mangët. Kjo pasi shumë emigrantëve në SHBA iu hiqet mundësia për të votuar për shkak të mungesës së dokumentit të identifikimit të nxjerrë nga shteti shqiptar.
'Personalisht kam ardhur në Shqipëri që me goditjen e PD-së nga këtu. Ishte iniciuar nga Shqipëria, këtu është pika ku nisem të mirat dhe të këqijat. Këtu ka qenë, sikur Meksika apo Shqipëria. Ka qenë një llum. Ka qenë si me qenë në botën e tretë. Jam i interesuar me hedh votën time. Ligji ka qenë i mangët. I kanë të drejtë diasporës, por si do votojë, kush do votojë, a janë të gjitha mundësitë. Të regjistruarit nga SHBA janë shumë më pak, pjesa që ka ardhur nga 90 deri rreth votave 2005-2010, kanë dash me dalë jashtë shtetit. Shumica e shqiptarëve kanë ikur 10 vitet e fundit. Kjo pjesë ka interesin më të madh për me votuar. Kanë edhe mjetet e identifikimit.
Bashkëshortja ime nuk e ka pasaportën, kjo e kushtëzon me votuar. Diaspora e Amerikës më e prekur. Nuk kanë mundësi. Edhe jeta këtu është më e vrullshme. Ambasada të vonon, me qëllim apo pa qëllim. Nëse jam qytetar amerikan, nëse KQZ do kishte përjashtim për këtu apo Gjermani, nëse do ishte me pasaportën e atij vendi çfarë të keqe do kishte, apo me patentën. Diaspora është e interesuar, po bëhen përpjekje çdo ditë që të regjistrohen njerëzit. Është shumë e pamundur që për një muaj e gjysëm edhe sikur ambasada të funksionoj sikur shteti amerikan. Njerëzit këtu nuk kanë kohë, kanë probleme, kanë pagesa të shkon dita.'
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)