Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live për Arbër Hitajn se non gratën Berishës ia nisi administrata Trump dhe u firmos nga administrata Biden. Beqiri ironizon pretendimin se me ardhjen e Trump hiqet non grata.
'Non gratën Berishës ia nisi Donald Trump. Qeveria tjetër, presidenti tjetër i SHBA me sekretarin Blinken vetëm hodhën firmën se dosja ishte përgatitur prej kohësh. Që ti hiqet non grata Berishës duhet ti merren firmat dy presidentëve. Me të drejtë kemi atë shprehjen: Ëndrra janë të keqen nëna, herë dalin, herë s’dalin.
Nuk e duan Shqipërinë me shtyllat e kriminalitetit që do e dobësonin Shqipërinë aq shumë. Nëse e duan kaq shumë popullin shqiptar, jemi edhe për këtë shkak se kanë garantuar sigurinë tonë kombëtare.'
Lajmi kryesor:
Ardhja e Trump/ Ironizon Idajet Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe tha 'Fitore! Fitore!' Merkoçi: Do sjelli frymën e së djathtës konservatore edhe në Shqipëri
G.K//ReportTv.al