Mbreti Charles III dhe Donald Trump

Bota

Trump do të takojë mbretin Charles III në shtator: Kam respekt të madh për të dhe familjen e tij

18 Prill, 08:31| Përditesimi: 18 Prill, 08:36

  • Share

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai pret të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit shtator dhe të takohet me Mbretin Charles III.

Ky lajm vjen pasi kryeministri Sir Keir Starmer i dorëzoi Trumpit një letër ftese nga Mbreti Charles në shkurt gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Unë mendoj se ata po caktojnë një datë për shtatorin. Ata do të bëjnë një ‘festë’ të dytë. Dhe kjo është ajo që është, është një festë dhe është e bukur, dhe është hera e parë që i ndodh një personi. Unë jam një mik i Charles. Kam respekt të madh për mbretin Charles dhe familjen, (trashëgimtarin e fronit Princin) William”, tha Trump për gazetarët.

Trump do të bëhet lideri i parë politik që do të marrë një vizitë të dytë shtetërore në Britani, pasi ai e vizitoi në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë si president.

Në atë kohë Trump u prit nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II shkruan BBC.

Ende nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Downing Street, por nëse konfirmohet, vizita do të shihet si një mënyrë e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet me Uashingtonin, në mes të luftës së tij tregtare të vazhdueshme.

Starmer - i cili po kërkon të përfundojë një marrëveshje tregtare me SHBA- në dhe të heqë tarifat doganore të vendosura së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar - tha më parë se ftesa për vizitën e dytë ishte "vërtet historike".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?