Ushtar rus

Bota

Trump dhe Kremlini kundër Kievit: Zelensky s’ka kapacitet për bërë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

24 Prill, 15:46| Përditesimi: 24 Prill, 15:49

  • Share

Rusia akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të enjten (24 prill) për shkatërrimin e diplomacisë që synonte arritjen e një marrëveshjeje paqeje, pasi ai refuzoi këtë javë të njihte aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova u tha gazetarëve se çdo minutë po bëhej më e qartë se Zelenskiy-t i mungonte kapaciteti për të negociuar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. Zelenskiy tha të martën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë do të shkelte kushtetutën e Ukrainës dhe vijon të kërkojë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.

Pas bisedimeve me SHBA-në, Ukraina ra dakord për një armëpushim 30-ditor muajin e kaluar, por presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj me një listë kushtesh dhe pyetjesh, duke thënë se një armëpushim I tillë do t'i jepte Ukrainës mundësinë për të mobilizuar më shumë ushtarë dhe për të blerë më shumë armë.

Zelenskiy dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump u përplasën sërish të mërkurën, me Trump që qortoi liderin ukrainas për refuzimin e njohjes së aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia. Trump ditët e fundit ka thënë se do të largohet nga përpjekjet për të negociuar një zgjidhje në Ukrainë nëse Kievi dhe Moska nuk arrijnë një marrëveshje së shpejti.

Ndërkohë rusia vijoi sulmet në territorin ukrainas këtë të enjte. Në orët e para të ditës, ajo lëshoi raketa dhe drone në Kiev, ku raportohen zyrtarisht 9 të vdekur dhe të paktën 70 të plagosur nga shërbimet e emergjencës. Sulmi u komentua nga Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE Kaja Kallas. Ajo shkroi në x pas sulmeve se pengesa për paqen nuk është Ukraina por Rusia, synimet e së cilës nuk kanë ndryshuar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thoma: 24/04/2025 22:38

    Pershendetje! Mendimi im eshte: per trump dhe putin se kerkojn nje mundesi te sjellin nje rend te ri ne bote ,ku mbizoteron i forti . Por nuk do te funksionoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?