Njoftimi i Donald Trump për një armëpushim, nëse do të qëndrojë, pritet të shpallet nga administrata si një nga fitoret më të mëdha në politikën e jashtme të kësaj Shtëpie të Bardhë. Premtimet e mëdha për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza deri më tani kanë mbetur pa rezultat.
Së fundmi, Trump ka pretenduar se ka ndërprerë përplasjet mes Republikës Demokratike të Kongos, një konflikt larg vëmendjes së shumicës së amerikanëve, si dhe përballjet mes Pakistanit dhe Indisë.
Megjithatë, një fund i luftimeve në Lindjen e Mesme do të përbënte një arritje konkrete për presidentin dhe aleatët e tij, veçanërisht nëse kjo do të shoqërohej me përfundimin e programit bërthamor të Iranit, diçka që nuk arritën ta realizojnë as ish-presidentët Clinton, Bush, Obama apo Biden.
Ende nuk kemi një reagim nga Izraeli apo Irani lidhur me postimin e tij dhe nuk ka asnjë garanci se luftimeve do t’u jepet fund, apo se armëpushimi do të qëndrojë.
Nuk ka aktivitete publike të planifikuara për presidentin sonte, ndaj është e mundur që të mos e dëgjojmë të flasë drejtpërdrejt për këtë çështje.
Por teksa nesër ai niset drejt Holandës për samitin e NATO-s, ka gjasa që ta paraqesë këtë si një dëshmi se strategjia e tij, sado e paqartë që u duk për shumëkënd, ka funksionuar./BBC
Lajmi kryesor:
Trump shpall marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit për një armëpushim 12-orësh: Më pas, lufta do të quhet e përfunduar
SI.E./ReportTv.al