Nga Diplomacia publike ku liderët ju përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjet ose me nismat diplomatike që ndërmerrnin, kemi kaluar tek liderët që nuk ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve dhe lexojnë vetëm fjalime. Madje, as nuk ngurojnë që me mikrofon të “fikur” të shprehen se nuk duan të flasin, pasi nuk duan të komunikojnë më gazetarët. A po bëjmë hapa përpara, apo po jetojmë kohën kur liderët kanë alergji nga demokracia, media dhe e vërteta? Ku po shkon kjo Botë kështu? A thua po i fshijnë më shumë se 100 vjet histori e traditë të diplomacisë publike?! Nga diplomaci që kishte në themel të drejtën e popujve të vegjël për të vendosur për fatet e tyre, në diplomacinë e hartave si dikur Konferenca Londrës!
Wilson kërkon të promovonte një “paqe pa fitues”, sepse ishte i bindur se një paqe e vendosur përmes dhunës të fituesve do të kishte elementë të mjaftueshëm për një luftë tjetër. Paqja duhet të bazohej mbi barazinë e kombeve, mbi vetëqeverisjen e popujve, mbi lirinë e deteve. Për fat të keq ajo që po ndodh me Ukrainën nuk ka asnjë lidhje me mendimin e Wilson, por gjithçka është ndryshe nga ajo që mendonte ai për paqen. Ukraina duke se është e detyruan mbi diktatin e forcës të bëj një paqe duke lëshuar pjesë të rëndësishme të territorit të saj, që në fakt janë marr përmes një dhune, një lufte e agresioni të njëanshëm.
Wilson ishte i idesë që diplomacia “sekrete” duhet të braktisjen si metodë për arritur marrëveshje ndërkombëtare e sidomos, kur këto të fundit kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me fatet e një populli ose të disa popujve. Një ndër precedentët më okular të diplomacisë sekrete është padyshim “Pakti i Londrës” përmes të cilit ishte projektua e ardhmja e Europës dhe e Lindjes së Mesme. Në fakt, pasoja e këtij pakti janë sot konfliktet konkrete edhe në Ukrainë, Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Në dallim nga dy të tjerët, Ballkani nuk ka një konflikt të nxehtë, por përcaktimi i kufijve në këtë Rajon e bërë mbi padrejtësitë që kanë pësuar disa popuj e ka lënë vazhdimisht derën e një lufte të hapur. Në katërmbëdhjetë pikat e njohura të Wilson dhe pikërisht pika e parë citon: Traktatet publike të paqes, të bëra në mënyrë publike, mbrapa të cilëve nuk duhet të ketë interesa të veçanta ndërkombëtare të asnjë lloj forme, pro vetëm një diplomaci që procedon gjithmonë në formë të plotë publike.
Pakti i Londrës ose “Traktati i Londrës” u firmos më 26 prill 1915 nga Italia e cila do të hynte në luftë brenda një muaj në këmbim të shpërblimit me territore. Ky traktat mbeti sekret deri në nëntor të 1917, kur Bolshevikët erdhën në pushtet dhe e publikuan. Gjithashtu, thuajse një vit më vonë u bë publik edhe nga Qeveria Orlando e Italisë.
Flitet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, flitet për gjithçka këto ditë, por opinioni publik nuk ka asnjë ide të qartë se për çfarë po flitet. Nuk ka asgjë të shkruar dhe nuk ka asgjë transparente. Madje, edhe vetë interlekutorët duket se nuk janë të qartë se çfarë duan e çfarë mund të arrijnë. Flitet për paqe e ndërkohë lufta vazhdon me intensitet të plotë. Një ndër propozimet me të guximshme gjatë takimit të liderëve të Europës me presidentin Trump ishte ajo e Kancelarit të Gjermanisë i cili kërkojë që para së gjithash duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm. Sigurisht që mund të ketë precedent të arritjen të menjëhershme të paqes ashtu siç pretendojë Presidenti Trump duke marrë si shembuj me siguri paqen me Iranit dhe Izraelit. Megjithatë, armëpushimi është një kusht i domosdoshëm për të krijuar një klimë sa më normale të bisedimeve për paqe dhe në thelb është baza e Paqes, sepse kërkon të mos prodhojë më viktima e sidomos viktima mes cilivileve siç po ndodh në Ukrainë.
Me presidencën Trump apo shkojmë drejt një rendi të ri botëror? Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe gati një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik në fund të vitit 1991, Presidenti i SHBA-së George H.Ë. Bush shpalli një "rend të ri botëror". Tani, vetëm dy muaj pas presidencës së dytë të Donald Trump, diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se "rendi ndërkombëtar po pëson ndryshime në një shkallë të paparë që nga viti 1945".
Joseph S. Nye, Jr në një analizë të tij të publikuar në Prill të 2025 analizon çështjen e Rendit botëror si më poshtë:
“Në gjuhën e përditshme, rendi i referohet një rregullimi të qëndrueshëm të elementeve, funksioneve ose marrëdhënieve. Kështu, në çështjet e brendshme, flasim për një "shoqëri të rregullt" dhe qeverisjen e saj. Por në çështjet ndërkombëtare, nuk ka një qeveri gjithëpërfshirëse. Marrëveshjet midis shteteve janë gjithmonë subjekt i ndryshimeve, dhe kështu, në një farë mënyre, bota është "anarkike". Megjithatë, anarkia nuk do të thotë kaos. Rendi është çështje shkalle: ai ndryshon me kalimin e kohës. Në çështjet e brendshme, politika e qëndrueshme mund të vazhdojë pavarësisht një shkalle të caktuar dhune të pakontrolluar. Në fund të fundit, krimi i dhunshëm i organizuar dhe informal mbetet një fakt i jetës në shumicën e vendeve. Por kur dhuna arrin nivele të tepërta, kjo konsiderohet një tregues i një "shteti të dështuar". Somalia, për shembull, mund të ketë një gjuhë dhe etni të përbashkët, por ka qenë prej kohësh skenë e përplasjeve klanore; qeveria "kombëtare" në Mogadishu ka pak autoritet jashtë kryeqytetit. Sigurisht, kur Presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën dhe pushtoi territorin e saj, ai pretendoi se po vepronte në vetëmbrojtje kundër zgjerimit lindor të NATO-s. Por shumica e anëtarëve të OKB-së votuan për të dënuar veprimet e tij, dhe ata që nuk e bënë këtë, si Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, ndajnë të njëjtin interes në kundërbalancimin e fuqisë amerikane. Edhe pse shtetet mund të paraqesin ankesa kundër të tjerëve në gjykatat ndërkombëtare, këtyre gjykatave u mungon kapaciteti për të zbatuar vendimet e tyre. Në mënyrë të ngjashme, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të autorizojë shtetet të zbatojnë sigurinë kolektive, por rrallë e ka bërë këtë. Pesë anëtarët e përhershëm (Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) ushtrojnë secili një veto dhe nuk donin të rrezikonin një luftë të madhe. Vetoja funksionon si një siguresë ose një ndërprerës qarku në një sistem elektrik: është më mirë që dritat të fiken sesa të digjet shtëpia. Për më tepër, një rend botëror mund të forcohet ose dobësohet për shkak të ndryshimeve teknologjike që ndryshojnë shpërndarjen e fuqisë ushtarake dhe ekonomike; ndryshimeve të brendshme shoqërore dhe politike që ndryshojnë politikën e jashtme të një shteti të madh; ose forcave transnacionale si idetë ose lëvizjet revolucionare, të cilat mund të përhapen përtej kontrollit të qeverisë dhe të ndryshojnë perceptimet publike për legjitimitetin e rendit mbizotërues”.
Pyetja themelore duhet të jetë: A po ndryshon Rendi i ri botëror? Sigurisht disa karakteristika dhe sinjale janë në horizont që diçka e tillë po ndodh e kjo lidhet edhe me ndryshimet e stilit të bëri diplomaci mes Trump e Putin e cila është krejtësisht e personalizuar, kryesisht përmes telefonatave, pa bërë asgjë publike për çfarë diskutojnë. Risia është që për herë të Parë në një marrëveshje që prek drejtpërdrejtë interesat dhe sigurinë e Kontinentit Europian, liderët e këtij të fundi janë të përjashtuar nga bisedimet e drejtpërdrejta mes Putin dhe Trump dhe ky i fundit i mbledh sikur të ishte një klase më fëmijë dhe mësuesi ju shpjegon teoritë dhe ju jep detyrat. Megjithatë, unë mendoj se jemi larg për të folur për një rend të ri dhe kjo lidhet edhe me faktin se Kina akoma nuk ka hyrë në lojën e diplomacisë ndërkombëtare për çështje lufte apo territoresh. Edhe pse duket se kohët kanë ndryshuar nga Wilson tek Trump, oreksi i fuqive për territore dhe për të përfituar nga popujt më të vegjël vazhdon të jetë i njëjtë.
Komente

Ukrainen e moren ne qafe vendet perendimore sepse donin me cdo kusht te vendosnin bazat ushtarake tee Natos ne kufi me Rusine gje qe kishte nje marreveshje vite me pare ne mos hapjen e Natos drejt lindjjes dhe qe u injorua nga Amerikanet te cilet jane shkaktaret e ketij konflikti dhe pasojat do ti vuaje poppulli Ukraines qwe vendosi nje president kukull ne duart e perendimit
Përgjigju