Donald Trump, Presidenti i SHBA

Bota

Trump zgjat me një vit urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, kërkon vazhdimësinë e Biden-it për ‘non gratat’

24 Qershor, 15:52| Përditesimi: 25 Qershor, 08:00

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan.

dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, njoftohet se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, veprimet e individëve që cenojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe procesin e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.

Në njoftim, flitet edhe për urdhrin e 8 janarit 2025 nga presidenti amerikan, përmes të cilit thuhet se SHBA mbeten të angazhuara në shtimin e masave për forcimin e demokracisë, të institucioneve, drejtësisë, korrupsionit dhe ndaj individëve që po sfidojnë sanksionet (non grata etj), e vendosura nga SHBA-të.

“Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140 , në dritën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të kombeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t'u përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, dhe për të shmangur sanksionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në njoftim.

Për pasojë, presidenti amerikan ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet edhe për një periudhë prej 12 muajsh. Ky vendim do t’i paraqitet Kongresit dhe është bërë zyrtar me publikimin në Regjistrin Federal.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, thuhet në urdhrin e nënshkruar Trump.

Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George Ë. Bush, pas luftërave në Ballkan.

Qëllimi ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për t’i trajtuar “kërcënimet e pazakonta dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Masat i referoheshin asokohe situatës në Maqedoninë e Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën.

Presidenti i SHBA më pas e ndryshoi atë urdhër me “Urdhrin Ekzekutiv 13304” më 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, më 8 qershor 2021, u miratua “Urdhri Ekzekutiv 14033”, i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Në këtë urdhër thuhet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas rënies së Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkani  pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

H.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?