John Ratcliffe

Trump e zgjodhi në krye të CIA-s, mediat serbe publikojnë foton e Ratcliffe teksa bën shqiponjën me duar: Skandal

13 Nëntor, 23:06| Përditesimi: 13 Nëntor, 23:09

  • Share

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.

Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer disa mediave serbe, teksa kanë rikthyer sot një foto të disa kohëve më parë, kur John Ratcliffe bënte shqiponjën me duar.

Informer e cilëson skandaloze këtë foto, ndërsa shtojnë: Në një fotografi të një periudhe më të hershme, John Ratcliffe ka treguar me duar “Shqiponjën shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe dhe duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan.

“Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar special në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në të gjithë SHBA”, të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan”, shkruhet nga kjo media. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 14/11/2024 11:56

    KJO ESHTE FANTASTIKE

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2024 01:20

    Serbet kane te njejtin reagim ndaj cdo shqiponje e cdokujt qe ben simb.e shqiponjes si demat ndaj ngjyres se kyqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?