Igli Hasani, ministri i Jashtëm dhe për Evropën

Trump emëroi Marco Rubio në krye të diplomacisë, Hasani bën reagimin e parë nga Shqipëria: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet midis dy vendeve!

14 Nëntor, 11:44| Përditesimi: 14 Nëntor, 11:51

  • Share

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani nuk ka vonuar të urojë Marco Rubio, i cili u emërua nga Donald Trump si Sekretar Shtetit, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar në krye të Presidencës amerikane.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, Igli Hasani thotë se “mirëpresin që të forcojnë më tej lidhjet e forta” midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe ‘të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin’.

Postimi i Hasanit:

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Suksese në rolin tuaj të ri!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?