Presidenti i zgjedhur Trump ka emëruar zhvilluesin e pasur të pasurive të paluajtshme nga New Jersey, Charles Kushner - i cili është vjehrri i vajzës së tij, Ivanka Trump - si ambasador të ardhshëm në Francë.
Trump e njoftoi emërimin e babait të dhëndrit të tij në rrjetin e tij Truth Social.
Themeluesi i Kushner Companies, “është një lider i jashtëzakonshëm biznesi, filantropist dhe negociator”, shkroi Trump, duke shtuar se “do të jetë një avokat i fortë duke përfaqësuar vendin tonë dhe interesat e tij.”
“Përgëzime për Charlie-n, gruan e tij të mrekullueshme Seryl, katër fëmijët e tyre dhe katërmbëdhjetë nipërit dhe mbesat”, vazhdoi Trump.
“Njëherësh, djali i tij, Jared, ka punuar ngushtë me mua në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht për Operacionin Ëarp Speed, Reformën e Drejtësisë Penale dhe Marrëveshjet e Abrahamit,” shkroi Trump. “Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin e Amerikës me Francën, aleatin tonë më të vjetër dhe një nga më të mëdhenjtë!”
Kushner, 70 vjeç, të cilin Trump e njihte nga qarqet e industrisë, u dënua në vitin 2005 për kontributet e paligjshme të fushatave, shmangien e taksave dhe dëshmitarët e rremë si pjesë e një skandali familar.
Në vitin 2020, Kushner ishte mes 26 personave që morën falje të plotë nga Trump. Djali i tij, Jared, u martua me vajzën e Trump-it, Ivanka, në vitin 2009.
Në një marrëveshje pranimi të vitit 2004, Kushner pranoi se kishte angazhuar një prostitutë për të joshur vëllanë e tij të gruas, për ta filmuar dhe dërguar kasetën te motra e tij. Rasti, i ndjekur nga atëherë prokurori i SHBA-ve, Chris Christie, bëri që Kushner të shërbente dy vjet në burg.
Komente
