"Ne shpresojmë se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të ndryshojë peisazhin politik të rajonit. Presidenti Trump me tha shko dhe nëshkruaj një marrëveshje që bazohet në krijimin e vendeve të punës"
Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Ai tha gjithashtu se në muajt në vijim Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ekip për të krijuar dy studime fizibiliteti për krijimin e vendeve të punës.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Adam Boehler, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) dhe synon përfundimin e shpejtë të një Marrëveshjeje të Re për Nxitjen e Investimeve Kosovë-SHBA".
Sipas kryeministrit kosovar Avdullah Hoti kjo tregon seriozitetin e presidentit amerikan , Donald Trump në realizimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator.
"Kishim bisedë të gjerë dhe detajizuar për gjitha pikat e marrëveshjes. Do të lëvizim shpejt për realizimin e kësaj marrëveshjeje.
Para nënshkrimit Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” ambasadorin Richard Grenell, moment i cili u shoqërua me të qeshura pasi përkthyesi hasi vështirësi në përkthim, por doli nga situata me ndihmën e presidentit.
Nga Prishtina, delegacioni amerikan pritet të udhëtojë në Beograd ku do të takojnë presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabic, më pas ata do të vizitojë Greqinë dhe Izraelin.
Iris! Fshihu diku dhe mos e nxirr koken , sepse do te thone swe qenke BUDALLE ose BUDALLICE!!!! ....sepse nuk e lexon lajmin !!!! Kujdes trute e b......kokes !!!
PërgjigjuHajde nderto nje Maralago te dyte me fusha golfi perreth dhe nje kulle me emrin e Trump ne krye, se keto jane mangut ne Kosove.
Përgjigju