Donald Trump dhe Avdullah Hoti

Trump falenderon Hotin/ Vlerësoj angazhimin tuaj në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan

9 Tetor 2020, 10:08| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 10:19

  • Share

Pas letrës së falenderimit për Kryeministrin Edi Rama, presidenti amerikan falenderon kryeministrin Kosovar Avdullah Hoti. Në letrën e publikuar nga vetë kryeminiri Kosovar Avdullah Hoti, Trump falenderon atë për Takimin e Washingtonit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilitetit të Marrëdhënieve Ekonomike me Serbinë.

Trump vlerësoi edhe njëherë angazhimin e qëndrueshëm të Kosovës në ruajtjen e Paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në përfundim të letrës së tij presidenti amerikan tha se partneriteti mes SHBA dhe Kosovës të forcohet me kalimin e viteve.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?