I apasionuar pas biznesit, presidenti amerikan, Donald Trump ka hyrë edhe në botën e kozmetikës! Me një aromë që premton fitore, fuqi dhe shkëlqim, presidenti amerikan prezantoi linjën e tij të re të parfumeve nëpërmjet Truth Social “Victory 45-47”.
“Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen ‘Victory 45-47’ sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin, për burrat dhe gratë. Merrni një shishe për veten tuaj dhe mos harroni të merrni një për të dashurit tuaj. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”, shkruan Trump.
Linja e re vjen në dy versione “ikonike” dhe “edicion i kufizuar” dhe çmimi është 249 dollarë secila. “Victory 45-47” i bashkohet koleksionit të parfumeve karakteristike të Trump, i cili u lançua në dhjetor.
Aroma për femra reklamohet si simbol i “besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së palëkundur”, ndërsa ajo për meshkuj është e destinuar për “burra që udhëheqin me forcë, besim dhe qëllim”.
Komente

Po per laksativ do bej???
Përgjigju