Presidenti i SHBA-së Donald Trumo bën sërish të njëjtën gafë, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Presidenti amerikan ishte duke dhënë një intervistë për Fox News, kur tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
“Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’, tha Trump.
Por, në fakt, kjo është hera e dytë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh.
Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy. Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut. Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni.
Komente

Lot po ky i bente karshillek Bidenit qe sishte ne terezi, ndersa tani e shofim qe paskesh qene me keq
PërgjigjuSi ka mundēsi qē Amerika mban tē till Debil nē krye tē shtetit.
PërgjigjuKy eshte qesharak.
PërgjigjuKy ka pjerdhur nuk e kuptoj si nuk e kane cuar ne cmendine
Përgjigju