Bota

VIDEO/ Trump gabon sërish, ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Ndalova luftën me Azerbajxhanin

13 Shtator, 15:18| Përditesimi: 13 Shtator, 15:28

  • Share

Presidenti i SHBA-së Donald Trumo bën sërish të njëjtën gafë, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Presidenti amerikan ishte duke dhënë një intervistë për Fox News, kur tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

“Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’, tha Trump. 

Por, në fakt, kjo është hera e dytë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy. Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut. Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bubi: 13/09/2025 16:26

    Ky ka pjerdhur nuk e kuptoj si nuk e kane cuar ne cmendine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?